Gëzuar Fiter Bajramin / Myftinia e Gramshit
Myftinia e Gramshit hapi dyert për të pritur urimet me rastin e festës sonë të dashur.
Patëm kënaqësinë dhe nderin që të mirëprisnim në ambientet tona drejtues e përfaqësues të lartë të gjitha institucioneve zyrtare të rrethit të Gramshit si: z.Klodian Taçe, kryetar i bashkisë, znj.Luljeta Dollani, nënprefekte, z.Besian Ajazi, kandidati i mazhorancës për zgjedhjet vendore, z.Hasim Çekrezi, kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore, znj. Greta Lena, kryetarja e këshillit bashkiak, z.Fatbardh Çekrezi, anëtar i këshillit të bashkisë e njëkohësisht mik i mirë i myftinisë sonë, z.Enis Zani, kryetar i PS, z.Kodhel Çala, kryetar i PD, z.Tajar Bici, drejtor i ujësjellës-kanalizimeve, znj.Besmira Braçja, drejtoreshë e NJVKSH, z.Festim Zaimi, drejtor i postës, z.Mario Bici, drejtor i zyrës së punës, z.Roland Llapushi, drejtor i kadastrës, z.Neshat Nasufi, kryeinspektor, znj.Ledi Shqiponja, drejtoreshë e QKF, znj.Fiqirete Bici, kryetare e organizatës së veteranëve të LANÇ, z.Fadil Merzheku, mjek shembullor pranë spitalit, si dhe shumë miq e dashamirës të tjerë nga qyteti dhe fshatrat.
Me zotërinjtë e nderuar ndamë ndjenja të bukura feste e hareje, pa harruar ndërgjegjësimin në kuadër të përgjegjësive që kemi ndaj komunitetit të cilit kemi nderin t’i shërbejmë.
Myftinia jonë gjen rastin t’i falënderojë të gjithë ata që na nderuan duke na vizituar në këtë ditë gëzimi për myslimanët dhe të gjithë shqiptarët mbarë.