a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreFyejt e Gramshit shpallen Pasuri Kombetare! Për tingullin e magjishëm, për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi, fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare!

Fyejt e Gramshit shpallen Pasuri Kombetare! Për tingullin e magjishëm, për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi, fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare!

Fyejt e Gramshit shpallen Pasuri Kombetare! Për tingullin e magjishëm, për mjeshtërinë e realizimit dhe traditën që trashëgohet brez pas brezi, fyejt e Gramshit shpallen pasuri kombëtare!

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shqyrtoi kërkesën e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, dhe vendosi shpalljen e “Fyejve të Gramshit” “Kryevlerë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Fyelli është një nga instrumentët aerofon më të lashtë të Trashëgimsië Kulturore Shqiptare.
Për shkak të trajtës, materialit të punimit, përmasës e mënyrës së lojës, fyelli ndryshon sipas krahinave, por “Fyejt e Gramshit”, përbëjnë veçanti në përbërje, ndërtim dhe tingëllimin e magjishëm.
Fyejt e famshëm vendorë të Gramshit ( Kavalli) prezantojnë një ansambël instrumental, që vjen si një risi për kohën dhe pasurojnë traditën tonë kombëtare në fushën e Folklorit Instrumental.
Kjo veçanti e Fyejve të Gramshit vjen si rezultat e mënyrës së ndërtimit dhe përgatitjes së tij, si dhe nga flora e pasur bimore e trevës së Gramshit, ku cilësia dhe vetia e drurit përkatës (dru lëqine, mareje, bushi e panje) luajnë rol të rëndësishëm në rezistencën dhe kualitetin e tingullit.
Repertori i fyelltarëve të Gramshit është shumë i pasur dhe përbëhet nga motive baritore, nga melodi të mirënjohura këngësh e vallesh, nga pjesë solistike, etj. Një funksion tjetër i rëndësishëm i Fyellit ka qenë edhe përcjellja e mesazheve ( sinjalizuese, komunikuese, shprehja e ndjenjave romantike) midis banorëve të krahinës. Në katër zonat etnografike të Gramshit ka një numër të konsiderueshëm banorësh (meshkuj) që përdorin këtë instrument, por midis tyre dallon fshati Kabash Tërvol, që kanë përfaqësuar denjësisht këtë krahinë në veprimtaritë folklorike dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës që nga viti 1968, duke u vlerësuar me çmime diploma e tituj nderi.
Fyejt e Gramshit janë prezantuar ndër vite si një formacion instrumental dinjitoz dhe janë vlerësuar me medalje e cmime në skena botërore, si në Zvicër, Francë, Turqi, Itali, Kosovë, Maqedoni e Veritu dhe Mal i Zi.
Prezantimi i Fyejve të Gramshit si ansambël ka zgjuar kureshtjen dhe nxitur interesin e shumë studiuesve vendas dhe të huaj për mënyrën e interpretimit dhe tingullit të shkëlqyer.
Një nga përfaqësuesit më të mirë të Fyejve të Gramshit është Alajdin Topçiu i cili arriti të realizojë përmes bashkësisë së Fyejve “Simfoninë Baritore”.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment