Forcat Shqiponja dhe policia “zbarkojnë” në Gramsh, shoqërohen disa persona
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion paraditen e kësaj të marte në Gramsh. Mësohet se objekt i aksionit ka qënë skedimi i personave me të shkuar kriminale dhe kontrolli i mjeteve të luksit.Kujtojmë se në aksionin anti-drogë të zhvilluar pak ditë më parë ku u ndaluan 45-persona pati edhe nga bashkia e Gramshit.
Sakaq sipas burimeve jo zyrtare në aksionin e sotëm jane ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim si dhe janë dërguar për verifikim në komisariatin e policisë së Gramshit edhe 5 automjete ku po pyeten drejtuesit e tyre pasi ka dyshime se janë të vjedhura. Ndërsa aksioni është duke vijuar në vëmendjen e bluve për bashkinë e Gramshit është monitorimi dhe luftimi i kultivuesve të lëndëve narkotike.