Flakët djegin pemë e shkurre në Valas të Elbasanit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Flakët e zjarrit kanë përfshirë në fshatin Valas të Elbasanit një truall. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur ferra e shkurre si dhe disa hektarë me ullishta.
Burime për mediat bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe Cërrikut, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Feri më tani dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim.