Festat e fundvitit shton lëvizjet në kufi, nis ardhja e emigrantëve nga vendi fqinj
SHQIPËRI– Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në kufinj. Raportohet se emigrantët të cilët jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në atdhe për të kalur festat pranë familjarëve.
Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës me 4599 hyrje dhe 1864 dalje. Situata momentalisht paraqitet normale, pasi dogana po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje në varësi të fluksit.