Elbasani / Qarkullimi i virozave gjatë sezonit të dimrit është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit janë raportuar 16 mijë raste me grip.
Qarkullimi i virozave gjatë sezonit të dimrit është rritur ndjeshëm, ku vetëm javën e fundit janë raportuar 16 mijë raste me grip. Fluks me virozat e stinës ka pasur edhe ne Urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku numri i vizitave në 24 orë arriti ne 250. Aktualisht në vendin tonë ka qarkullim të gripit dhe COVID-it, por mjekët sqarojnë se tashmë nuk është më ai COVID vdekjeprurës që ishte 2-3 vite më parë.
Sinkr
Shtresat më vurnerabël ndaj gripit janë fëmijët, shtatzënat dhe mosha e tretë. Mjekët specialistë këshillojnë që ata duhet të ruhen maksimalisht për ta shmangur si përmes përdorimit të maskave, por edhe ushqimit dhe vaksinës së gripit.