Elbasan / Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.
Elbasan/Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.
Zbardhet vjedhja e një shume parash në një banesë, si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, i zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Bathës”.
Vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.
Procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje.
Sekuestrohet 1 automjet që dyshohet se është blerë me shumën e parave të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësise ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.
Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅