Ekzekutimi me snajper të Gëzim Sinomatit, Vlora blindohet nga FNSH dhe RENEA
Blindohet Vlora edhe përgjatë mbrëmjes. Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj.
Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.
Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.
Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20 vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.