a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreEdi Rama prezanton sot qeverinë e re, mesazhi i Kryeministrit!

Edi Rama prezanton sot qeverinë e re, mesazhi i Kryeministrit!

Edi Rama prezanton sot qeverinë e re, mesazhi i Kryeministrit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak orë para mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste që mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Rama publikoi një foto nga zyra e tij në godinën qeveritare dhe shkroi shkurtimisht: “MIRËMËNGJES Shihemi në 11.00”.

400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00, ku kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me ata, të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në Këshillin e Ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e Parlamentit dhe grupit parlamentar.

Një ditë më pas, të premten, deputetët socialistë bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen Parlamentit për t’u betuar.

Megjithëse me moshën më të madhe, Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.

Një tjetër mjek do ulet në krye Parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment