E pëson keq Koço Kokëdhima… / Njoftimi i Policisë: “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç,
Procedohet penalisht Koço Kokedhima, presidenti i klubit sportiv Apolonia per femra, pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes Apolonia Gramshi dhe shtyu arbitrin e ndeshjes.
Ish-deputeti socialist po hetohet per veprime të dhunshme gjatë aktiviteteve sportive.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.