“E dua, ndihem mirë…”, Parashqevi Simaku takon të birin dhe ish-bashkëshortin, ja postimi i biznesmenit
Fillimisht siguroi një vend ku ajo të qëndronte, duke i krijuar më pas mundësinë për këtë takim të shumëpritur. Ky moment jo vetëm solli gëzim për Parashqevinë, por preku zemrat e të gjithë atyre që ndoqën me ngashëri historinë e saj.
Pas 15 vitesh pa u parë, Simaku dhe i biri u përqafuan dhe ky ribashkim po hap një kapitull të ri për këngëtaren e dashur.
Sipas Ilirianit, takimi u zhvillua në një atmosferë të qetë, ku ishte i pranishëm edhe ish-bashkëshorti i Simakut, Robert Nolfe.
“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.
Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!