a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreDy fjalë për artisten Bardha Alimeta Bardha Alimeta është një emër i njohur për artdashësit. Ajo njihet gjerëisht për krijimtarinë e saj si në pikturë, poezi dhe prozë. Pikturat e Bardhës nuk janë thjesht një fantazi.

Dy fjalë për artisten Bardha Alimeta Bardha Alimeta është një emër i njohur për artdashësit. Ajo njihet gjerëisht për krijimtarinë e saj si në pikturë, poezi dhe prozë. Pikturat e Bardhës nuk janë thjesht një fantazi.

Dy fjalë për artisten Bardha Alimeta Bardha Alimeta është një emër i njohur për artdashësit. Ajo njihet gjerëisht për krijimtarinë e saj si në pikturë, poezi dhe prozë. Pikturat e Bardhës nuk janë thjesht një fantazi.

Dy fjalë për artisten Bardha Alimeta

Bardha Alimeta është një emër i njohur për artdashësit. Ajo njihet gjerëisht për krijimtarinë e saj si në pikturë, poezi dhe prozë.
Pikturat e Bardhës nuk janë thjesht një fantazi. Aty ka jetë, ka art, ka lirshmëri dhe bukuri mahnitëse që tërheq artdashësit në ekspozitat e saj.
Në pikturat e saj, Bardha shpalos përpara nesh një realitet shpirtëror, një realitet ku shfaqet dukshëm e mira dhe e bukura.
Në pikturat e saj ka ngjyra të ngrohta ku pasqyrohet më së miri gjendja emocionale dhe raportet e saj me natyrën, mënyrën si e shikon, e koncepton, e shijon dhe e pasqyron atë.
Bota e saj femërore shprehet me art në pikturë dhe përshkruhet bukur edhe në krijimtarinë letrare.
Në poezitë e saj shpaloset dashuria, por edhe dhimbja shpirtërore. Bardha me vargjet e saj është përherë në kërkim të dashurisë njerëzore, në kërkim të lumturisë. Poezitë e saj janë shpirtërore, janë poezi që të bëjnë për vete dhe teksa i lexon humbet në një botë tjetër. Në një botë ku njeriu gjen të bukurën, emocionin…
Në poezitë e saj jeta shpaloset me të gjitha ngjyrat. Aty ka lirizëm, ka figuracion, krahasim dhe metafora. Në poezi Bardha është vetvetja, e thjeshtë, e dashur, kërkuese dhe këmbëngulëse për të arritur atë që dëshiron.
Gjithkush që lexon poezitë e Bardhës gjen aty veten dhe vihet në kërkim të poezisë së saj.
Po kaq mahnitëse dhe mbreslënëse Bardha na shfaqet edhe në prozë, krejt e veçantë dhe befasuese. Jeta e përditshme, shqetësimet e kohës, malli për vendlindjen, për gurgullimën e Shkumbinit dhe për fëshfërimën e pemëve gjejnë hapsirë në prozën e saj.
Në tregimet e Bardha Alimetës ka kontakt me njerëzit, atmosferë dhe jetë. Bardha është gjithnjë në kërkim të së bukurës dhe përjetimet, ndjenjat i shpreh me mjeshtëri në prozën e saj duke e bërë lexuesin të ndjehet mirë…
Bardha Alimeta ka botuar pesë libra me poezi dhe prozë si dhe ka çelur tre Ekspozita vetjake në pikturë. Kjo është ekspozita e katërt e saj.
Nga Rexhep Polisi

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment