DVP Elbasan/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.
DVP Elbasan/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.
I kërkuar për mashtrim, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit dhe ndaluan shtetasin në kërkim:
– E. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin e datës 08.08.2024, i ka caktuar 25-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi E. B., dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shuma parash shtetasit S. Zh. (i arrestuar në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor “Grid”)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.