DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.
DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.
✅Kishte fshehur në banesë, qindra litra naftë të dyshuar të kontrabanduar, arrestohet në fragrancë 49-vjeçari.
✅Ndalohet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqes së tyre, kanë goditur 1 rast të kontrabandës së mallrave.
Për këtë rast u arrestua në fragrancë shtetasi G. L., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.
Gjithashtu, specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.