DVP Elbasan – Vihen Në Pranga 3 Shtetas, Për Vepra Të Ndryshme Penale
DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 55 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.