a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetDVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

DVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është rrezikuar djegia e disa parcelave me pemë frutore, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin K. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 29.09.2023, i ka vjedhur celularin një shtetasi. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 51 vjeç, pasi ka vjedhur një send prej bronzi, në ambientet e një firme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. Q., 43 vjeç, banues në Librazhd, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I. Q., dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment