DVP Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset V. Z., 34 vjeçe dhe I. A., 41 vjeçe,
DVP Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset V. Z., 34 vjeçe dhe I. A., 41 vjeçe, të dyja banuese në Elbasan, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se kanë nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 11 vjeç dhe 12 vjeç. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Moskallëzim i krimit”, si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Vjedhja”, pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. A., 43 vjeç, mësues në një shkollë të mesme në Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, drejtoreshën e kësaj shkolle. — Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.