a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetDrejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen D. P. Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja D. P..

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. Q., 44 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në fshatin Bathës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe ullinj;

-L. Xh., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, iu gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një palë pinca, që dyshohet se i përdorte për të vjedhur.

Ditën e djeshme, shtetasi T. S., 70 vjeç, ka kallëzuar se në orët e para të mëngjesit të datës 30.09.2024, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur me dhunë në banesë, një shumë parash. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe ka shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas. Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment