Detaje tronditëse nga ngjarja në Elbasan. Gjimnazistja, që u hodh nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit me probleme të shëndetit mendor
Detaje të reja kanë dalë në dritë për adoleshenten e cila u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.
E mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.
Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.
Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se vajza është në spital aktualisht, ndërsa në shkollë është regjistruar në nëntor të vitit të kaluar.
Ndërkohë të gjitha institucionet ZVA dhe qendrat rezidenciale kanë marrë urdhër për mos publikimin e rastit pasi vajza është e mitur dhe kontigjent vulnerabël.