Dergohet per gjykim dosja per 4 te miturit te cilet ne maj te vitit 2023 vrane me thike bashkemoshatarin e tyre ne Gramsh.
Dergohet per gjykim dosja per 4 te miturit te cilet ne maj te vitit 2023 vrane me thike bashkemoshatarin e tyre ne Gramsh. Dosja eshte pranuar nga gjykata me te gjitha akuzat qe ka kerkuar prokuroria. Pavaresisht pretendimeve te mbrojtjes qe jo te gjithe te miturit te gjykohen per “vrasja ne rrethana cilesuese ne bashkepunim” kerkesa eshte refuzuar dhe gjykimi vijon me te njejten akuze per te 4. Në seancën e sotme gjyqësore në ambjentet e jashtme të gjykatës së Elbasanit janë parë dhe familjarë të të miturve. Sakaq për shkak të moshës minorene , media jo vetëm që nuk u lejua të ishte e pranishme në seancë, por trupi gjykues u tregua mjaft i rezervuar në dhënien e informacionit, sikundër e përmban dhe ligji.
Të arrestuarit për vrasjen e kryer në bashkëpunim Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi, kërkuan një ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, në korrik të këtij viti, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.