Çifti i te moshuarve ne Gramsh jeton ne ish zdrukthtari, nuk kanë uje e as nuk paguajnë dot faturat
Sociale!
Varfëria dhe mungesa e strehimit mbeten 2 nga problemet me të vështira për shoqërinë e sotme shqiptare. Ky problem ka përfshirë 7 bashkitë në qarkun e Elbasanit.
Në qytetin e Gramshit familja e të moshuarve Mustafa dhe Luljeta Hyseni banojnë me qera prej 20 vitesh në një barake që dikur pronari i saj e përdorte si zdrukthtari.
Çifti i të moshuarve jeton në ish poligonin e ndërtimit dhe përveç mjerimit kanë përsipër edhe mungesën e ujit të pijshëm ku ujësjellësi ua ka prerë.
LULJETA thotë se jetojnë me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe ujin e pijshëm e marrin nga shtëpitë pranë në lagjen ku jetojnë. Edhe bashkëshorti Mustafai të njëjtin mendim shpreh, del për të kërkuar punë por kthehet duarbosh në shtëpi.
Rasti i kësaj familje nuk është I vetëm në Gramsh pasi në këtë rreth varfëria dhe mungesa e strehimit janë të përhershme dhe pa zgjidhje.