a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreCelibashi tregon problematikat e procesit në Himarë: Persona të paautorizuar mbanin shënim…

Celibashi tregon problematikat e procesit në Himarë: Persona të paautorizuar mbanin shënim…

Celibashi tregon problematikat e procesit në Himarë: Persona të paautorizuar mbanin shënim…

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka pranuar se janë rreth 6000 zgjedhës në Himarë që nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit.

Në një deklaratë për mediat nga qendrat e votimit në Himarë, Celibashi u shpreh se në ndyshim nga zgjedhjet vendore të 2023-shit, votuesit janë lejuar të votojnë me ID të skaduara për shkak se është marrë një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave nëpërmjet një akti normativ, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme në Himarë tha se nuk ka ndodhur kështu.

Kreu i KQZ u shpreh se nga ana e partive politike ka pasur vetëm komunikim informal në lidhje me këtë problematike dhe jo zyrtar, duke shtuar se “duhet të ishte zgjidhur më parë”.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment