Celibashi në Rrogozhinë: Mos fotografoni votën, rrezikoni deri në 4 vjet burg
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se megjithë problematikat e shënuara deri tani, procesi zgjedhor në Rrogozhinë po vijon normalisht. Ai tha se ka pasur disa debate mes komisionerëve, episode këto, të cilat sipas Celibashit nuk kanë ndikuar në pengimin e procesit të votimit.
“Një pjesë e stafit të KQZ gjendet sot në Rrogozhinë. Informacioni ka qenë më I plotë dhe më i përditësuar. Në përgjithësi procesi ka shkuar mirë, dhe ka pasur ndonjë incident të vogël. Qoftë krahasuar me 14 majin dhe në procesin zgjedhor në përgjithësi të zhvilluar, procesi është duke shkuar qetë, duke konsideruar kohën që po zhvillohet procesi.Mund të mos I përkufizoj si incident, por si problematika. Debate mes komisionerëve në një apo dy qendra votimi, por nuk kanë krijuar impakt negativ në mbarëvajtjen e procvesit zgjedhor. Nuk kemi pasur problematika në lidhje me përdorimin e pajisjesve të indetifikimit elektronik”, tha ai.