Bulqizë/Takime informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
📌Bulqizë/Takime informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Në këtë kuadër është zhvilluar takim në gjimnazin “Asllan Keta”, Bulqizë, për sensibilizimin e tyre për mos përdorimin e alkoolit, drogës dhe duhanit.