” Banda frymore më e vjetër në vend, pas asaj të Shkodrës, kremtoi 115 vjetorin e saj. Themeluar në vitin 1917 “Afërdita” nuk është vetëm një ansambël muzikor, por një simbol i rezistencës, përkushtimit dhe artit të muzikës së trashëgimisë së qytetit.
” Banda frymore më e vjetër në vend, pas asaj të Shkodrës, kremtoi 115 vjetorin e saj. Themeluar në vitin 1917 “Afërdita” nuk është vetëm një ansambël muzikor, por një simbol i rezistencës, përkushtimit dhe artit të muzikës së trashëgimisë së qytetit.Drejtuesi më jetëgjatë i kësaj bande, plot 25 vite Emin Palluqi u nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
Sinkron Emin Palluqi
Dirigjent
“Kjo është një ditë feste një ditë e gëzuar për orkestrën frrymore Afërdita sepse 115 vjetori njëhër vjen, dhe ne jemi munduar dhe do të japim një concert dinjitoz në nivel të lartë artistik. Do ta nderojmë qytetin e Elbasanit që të ketë gjithmonë aktivitete kaq të bukura që organizojmë. “
Në nder të kësaj date të rëndësishme në bulevardin e Elbasanit parakaluan dhe performuan banda të vendit bashkë me tingujt e bukur të orkestrave të ftuara .
Sinkron Blerim Narazani
Dirigjent
“Historiku I bandës së Elbasnit është banda e dytë me e vjeter në Shqipëri, mbas Shkodres, dhe drejtuesit kanë qënë emra shumë të njohur të cilët I përmëndem pak më parë Edi, deri më jetëgjatë rrëth 25 vjet Emin Palluqi. Edhe unë kam drejtuar Sula, Hamit Kusi, Alfons Balliçi shumë dirigjent të tjerë. Historia e bandë së Elbasanit ka qene gjithmonë një ndër bandat më të mira në Shqipëri, dhe po të shofësh edhe kto që janë këtu sot banda e Elbasnait ka istrumentisët shumë të zotë. “
Në prani të qindra qytetarëve elbasanas, artistë të vjetër dhe të rinj, shijuan repertorin me vepra klasike, intepretuar nga orkestra frymore “Afërdita”, si edhe orkestrat frymore të Bashkive Durrës, Tiranë, Berat, Mali i Zi, dhe Shkodër, të cilët ishin të ftuar nderi në këtë përvjetor.