At Grigor Pelushi, drita e Kishës Orthodhokse dhe njeriu i vlerave të larta
Nga Rigels Seliman
Teksa shpesh humbasim besimin te institucionet dhe njerëzit që i përfaqësojnë, ka figura që nuk zbehen, por shkëlqejnë si yje të qëndrueshëm në qiellin e jetës sonë shpirtërore. Një prej tyre është pa dyshim Atë Grigor Pelushi. Prej më shumë se 20 vitesh që kam pasur fatin ta njoh personalisht, ai ka qenë jo vetëm një udhëheqës i palodhur shpirtëror, por edhe një mik i urtë, një shembull i përulësisë dhe një zë i qetësisë në stuhi.
At Grigori është një njeri që nuk kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, por prania e tij flet më shumë se fjalët. Ai përfaqëson një përzierje të rrallë të dijes, devotshmërisë dhe ndjeshmërisë njerëzore. Me një qetësi të admirueshme dhe një urtësi që buron nga përvoja dhe thellësia shpirtërore, ai ka ditur të prekë zemrat e njerëzve, t’u japë forcë në çaste dobësie dhe t’u ofrojë shpresë në errësirë.
Në çdo hap të jetës së tij, At Grigori ka treguar se besimi nuk është vetëm një fjalë, por një mënyrë jetese. Qoftë përmes shërbesave të tij, qoftë përmes fjalës së matur në mediat kishtare apo takimeve ndërkombëtare, ai ka qenë një ambasador i denjë i Kishës Ortodokse dhe i shpirtit shqiptar.
Mbi të gjitha, At Grigori është “number one” jo sepse e ndjek lavdia, por sepse ai përhap dashuri. Ai nuk predikon vetëm nga altari, por nga vetë jeta e tij, duke u bërë një pasqyrë e gjallë e besimit të vërtetë.
Për mua, dhe për shumë të tjerë, Atë Grigor Pelushi është më shumë sesa një klerik. Ai është një dhuratë. Një kujtim i gjallë se Zoti dërgon njerëz të veçantë në këtë botë për të na kujtuar se mirësia, përulësia dhe dashuria janë ende të gjalla. E për këtë, do ta vlerësoj gjithmonë.