Ansamblit Kombëtar “pushton” muzeun Etnografik Elbasan, me nje program artistik te pasur, per te promovuar vlerat e jashtezakonshme te folklorit shqiptar dhe te trashegimise sone kulturore.
Ansamblit Kombëtar “pushton” muzeun Etnografik Elbasan, me një program artistik të pasur, për të promovuar vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar dhe të trashëgimisë sonë kulturore.
Instrumentistët, këngëtarët dhe vallëtarët u ndalën në Elbasna për koncertin “Folk on Tour”. Ansambli solli për publikun pjesë të zgjedhura të folkut kombëtar si dhe këngë e valle.
Sinkron Sokol Marsi
Drejtor I Ansamblit Kombëtar
“Është viti I dytë që në shkojmë në qytetet turistike, në qytetet me te mëdha. E kemi nisur nga qyteti historic I Krujës, kemi qenë në Pogrades e sot jemi në Elbasan. Nga viti I kaluar kemi shtuar dyfishin e shfaqeve sepse siç dihet edhe shqipëria vetë, ka një atraksion turistik të shtuar tashmë.
“Është shumë interesant në fakt sepse të huajtë janë shumë të dëshiruar për folklorin shqiptar sidomos pjesa e kostumografisë I tërheq shumë. I tërheq shumë folklori jonë dhe veshjet sepse siç dihet ne kemi një larmi të jashtëzakonshme në trashigiminë tonë. “
Iris Bega
Këngëtare
“Këto janë aktivitete ne lidhje me turizmin, promovimin e shqipërisë, ne tregojmë traditën me këngët dhe vallet popullore. Kemi nisur me Krujen, Pogradecin sot në të bukurin Elbasan. Gjithmonë më foto vijnë na ndalojnë me kuriozitet dhe kenaqësi, ndihemi mirë edhe ne. “
Spikatën interpretimet e këngëve të “Tuj shëtit në ara të gjata”, “Dola moj dola”, “Të desha me hakikat”, gjithashtu atmosferën u plotësuan nga “Valle pogonishte” e plot të tjera, duke tërhequr vëmëndjen e qytetarëve vendas dhe te huaj që po pushojnë këto ditë ne Elbasan.