Alergjitë e stinës/Ndotja e ajrit në Elbasan rëndon personat alergjik
Alergjitë e stinës/Ndotja e ajrit në Elbasan rëndon personat alergjik
Stina e pranverës ka aktivizuar alergjitë e stinës. Rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellorë ka shkaktuar fluks vizitash në qendra shëndetësore, poliklinika dhe pranë mjekëve olergologë. Një situatë e tillë konstatohet edhe në Elbasan. Mjekja alergologe Gerta Sinani na njeh me alergjitë më të zakonshme të stinës, kujdesin që duhet të tregojnë pacientët në mënyrë që të mos e ngatarrojnë me virozat e stinës dhe se përse fëmijët dhe të rinjtë rezultojnë më të prekurit nga alergjitë.
Sinkron: Gerta Sinani-Mjeke alergologe
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive janë të shumta, por mjekja alergologe pohon se ndotja e ajrit e rëndon gjëndjen shëndetësore të pacientëve. Në një qytet me ndotje të lartë si Elbasani kukdesi do të duhet të jetë më i shtuar.
Sinkron: Gerta Sinani-Mjeke alergologe
Mjekja alergologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan ndan disa këshilla të vlefshme sesi ti përmballojmë më lehtë alergjitë e stinës.
Sinkron: Gerta Sinani-Mjeke alergologe
Alergjitë e pranverës fillojnë në fund të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Kulmi i këtyre alergjive arrin në maj, por kjo është e varur edhe nga kushtet atmosferike.