Albina dhe Familja Kelmendi kualifikohen në finalen e Eurovision 2023
Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” kualifikohen në finalen e Eurovision 2023 në Liverpool të Anglisë.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi zgjodhën ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision.
Për muzikën e këngës është kujdesur Enis Mullaj, i njëjti ka bërë edhe miksimin dhe arazhmanin, teksti nga Eriona Rushiti ndërsa masterizimi nga ‘Babajim Studio’.
Kujtojmë që finalja e Madhe e Eurovizionit do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në orën 20:00.