Akt heroik në Pogradec, 54-vjeçari shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët
Detaje te tjera kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët.
Bëhet me dije se 54 vjeçari Fatmir Metoshi është heroi që shpëtoi të moshuarin, banesa e të cilit u përfshi fillimisht nga flakët.
Ai tregon se i moshuari ishte në gjumë në kohën kur ra zjarri dhe bashkë me një kushëririn e tij ka shqyer derën e kanë nxjerrë jashtë të moshuarin, i cili nuk pati asnjë lëndim.