Aksident në aksin Gramsh-Moglicë. Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë
Një aksident ka ndodhur mesditën e së premtes në aksin rrugor Gramsh-Moglicë.
Policia bën me dije se shoferi 30-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.K, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.