Aksident i rëndë në Gramsh/ Humb jetën një person, pamje nga vendi i ngjarjes
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.