Aksident i rëndë në Elbasan, 20-vjeçari përplas të moshuarin, ndërron jetë rrugës për në spital
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.
Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.