Turi i dialogut me rininë Rinia zëri kryesor në politikat e PS Turi i dialogut të hapur me rininë e iniciuar nga PS pak muaj më parë, është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku shumë të rinj janë bërë pjesë e këtij dialogu. Në prani të deputetëve të Elbasanit
Turi i dialogut me rininë
Rinia zëri kryesor në politikat e PS
Turi i dialogut të hapur me rininë e iniciuar nga PS pak muaj më parë, është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku shumë të rinj janë bërë pjesë e këtij dialogu. Në prani të deputetëve të Elbasanit dhe drejtuesit politik të qarkut Damian Gjiknuri, në këtë dialog të parë ka qenë i pranishëm edhe Sekretari për Dixhitalizimin dhe Rininë Etjen Xhafaj.
Takimin e ka çelur kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja i cili ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e strukturave të PS, pasi rinia është e ardhmja drejt europës.
“Ndodhemi këtu për të diskutuar për të ardhmen, sepse kur flet për të ardhmen jo vetëm të rinisë por edhe të shqipërisë, dhe kjo arrihet nëpërmjet politikave.
PS ka katër muaj që ka nisur një proçes rienergjizimi të strukturave të saj, ndaj ju ftoj të bëheni pjesë e strukturave të PS në lagjet tuaja dhe në formatet që ju jeni organizuar si rini për të dhënë kontributin që politika të jetë sa më afër me rininë që e ardhmja e shqipërisë drejt europës ta ketë rininë pjesë të pandashme të saj, ashtu siç e kemi pasur deri tani. Ne si pushtet vendor kemi ngritur Këshillin Rinor, kemi fuqizuar rininë, ndaj duam të kemi një angazhim të madh duke ju pasur një partner dhe krah të djathtë për të ecur në politikat zhvillimore të shqipërisë”.
Sekretari për Dixhitalizimin dhe Rininë, Etjen Xhafaj e ka cilësuar këtë takim të parë me rininë në Elbasan si një proçes gjithpërfshirës, ku rinia të jetë zëri kryesor në politikat e PS, që sipas tij nesër do të kthehen në politika të qëndrueshme zhvillimore.
“Po bëhemi gati për një mandat të ri të PS dhe për të çuar përpara vizionin e shqipërisë 2030, ndaj na duhet mendimi juaj dhe kryesorja mbështetja juaj.
Rinia është e tashmja, dhe ju duhet të na thoni se ne si PS, Elbasani dhe qeveria mund të ndihmojmë dhe të bëjmë pak më tepër, sepse kemi përpara sfida shumë më të mëdha se kundërshtarët tanë. Sfida jonë nuk është kurrë me ato që kemi përballë. Ne i kemi parë se si janë ata, ndaj duhet të bëjmë edhe më tepër, edhe më shumë, të përpiqemi të bëjmë politika të mira për të cilat mundemi. Në muajin qershor do të kemi kongesin zgjedhor të PS është zgjedhur që të zhvillohet një dialog me të rinjtë për nevojat e tyre.
Nga të gjithë brezat që kanë jetuar ndonjëherë, ju jeni brezi që jetoni shumë më mirë, këto mundësi ne duhet t’i përkthejmë në arritje veprim, aksion, në mundësi që ne si parti të kemi një platformë e cila t’ju japë mundësi ju që nga rrjeshti i fundit të dilni tek brezi i rradhës.
Angazhimi i PS është real për të pasur mundësi që të ndihmojmë sa më shumë të rinj e të reja, ndaj e rëndësishme është ndërsa fillojmë një dialog dhe të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë më mirë, çfarë do të donit ju për të bërë PS për të ngritur profilin tuaj për ta bërë zërin tuaj që të dëgjohet në politikbërje, dhe çfarë të bëjmë të gjithë bashkë që në zgjedhjet e vitit që vjen ne të kemi një qasje të re për të rinjtë në të gjithë shqipërinë”.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri e cilësoi politikën si një një nga ato instrumenta që ndikon direkt në mirëqenien e çdo shqiptari,
“Politika është i vetmi instrument që ne kemi mundësi të organizojmë jetën tonë, qoftë edhe idetë tuaja për t’i bërë realitet, ndaj natyrshëm duhet të jesh pjesë e politikës.
Edhe kur nuk ju pëlqen një sistem ka disa mënyra, e para ta neglizhosh atë, ji indiferent, e dyta është të hysh dhe ta marrësh, ta zotërosh duke bërë presion pozitiv ndaj të gjithë ne se si ta ndryshojmë politikën në favor për më shumë të rinj, për të qenë pjesë e juaja, për të bërë politika më të mira për ju. Ju të rinjtë brenda PS keni mundësinë ta ndryshoni atë parti për interesin tuaj, ndaj bëhuni pjesë sa më shumë me qëlllim të merrni më të mirën. PS është partia më e madhe në shqipëri, është partia më progresiste, që ka krijuar më shumë mundësi për të rinjtë e të reja, për cdo qytetar shqiptar, i ka ngritur dinjitetin këtij vendi. Shipëria është shtëpia jonë e përbashkët, ju do të nderoni shtëpinë tonë Shqipërinë. Ju jeni rinia dixhitale, më të adoptueshëm me teknologjinë, ndaj ju mirëpres në PS.
Në vijim të dialogut kanë qenë të rinjtë ata të cilët kanë parashtruar edhe idetë e tyre.