Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit: -L. U., 18 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”,
në fshatin Përparim, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. dhe 3 automjete të parkuara. Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi E. Sh. dhe pasagjerja në automjetin e tij;
-I. B., 18 vjeç, banues në fshatin Lisaj, Belsh, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën rurale “Gjinuk-Lisaj”, me motomjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin Sh. T., 61 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 53 vjeç, banues në fshatin Gosë, pasi dyshohet se ka trafikuar një mjet bujqësor të dyshuar të vjedhur në Itali.
Seksioni për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., 39 vjeç dhe S. L., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjerin, me grushte dhe me sende të forta;
-A. M., 35 vjeç dhe A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Griqan, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie;
-I. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Godolesh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.