Dita Botërore e Librit/ Në Elbasan promovohet libri i fundit i Dhimitër Shuteriqit
Dita Botërore e Librit/ Në Elbasan promovohet libri i fundit i Dhimitër Shuteriqit
Në ditën Botërore të Librit në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan u promovua krijimtaria e fundit e personalitetit të shquar të historisë dhe letërsisë shqiptare Dhimitër Shuteriqi “Fletë nga Jeta Ime”.Teksa shfletojmë këtë libër mësojme shumë jo vetëm për jetën e Shuteriqit dhe familjes së tij por njohim një pjesë Shqipërie të shekullit të kaluar sidomos Elbasanin dhe Korcën, dy qytetet simbol të arsimit.Të shumtë ishin ata qytetar, dashamirës të librit, intelektual por dhe të rinj të qytetit të cilët shprehen vlerësimet e tyre për historianin, akademikun dhe Mësuesin e Popullit.Ideatorja e aktivitetit pinjollja e familjes Shuteriqi shkrimtarja Natasha Poroçani (Shuteriqi)kërkon prej pushtetit lokal që të paktën një institucion arsimor në Elbasan të marrë emrin e Dhimitër Shuteriqit ndërsa shtëpitë që mbajnë mbi supe emra të personaliteteve të njohura të shndërrohen në shtëpi muze të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj.
Sinkron: Natasha Poroçani Shuteriqi- Autore, Pinjolle e Familjes Shuteriqi(Ajo me syze)
Një vend të rëndësishëm në takim mbanin dy vajzat e Shuteriqit, Zana dhe Mira.Krenare për çka babai i tyre la pas Zana shprehu para të pranishmëve amanetin që i la babai i tyre.Atë të trashëgimisë ndër breza të gjuhës së pastër shqipe.
Sinkron: Zana Shuteriqi-Vajza e Dhimitër Shuteriqit
Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton, kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë. Kjo është mjeshtëria që sjell pena e artë e Dhimitër Shuteriqit, i cili kurrë nuk e harroi Elbasanin, qytetin e tij të lindjes.