Në pikëtakimin e rradhës së projektit” Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz”, Ujëvara e Sotirës në Gramsh
🌿 🌍 Në pikëtakimin e rradhës së projektit” Menaxhimi i qëndrueshëm i korridoreve ekologjik në zonën e Polis-Valamarë-Rungaje-Moravë-Gramoz”, Ujëvara e Sotirës në Gramsh u shndërrua në vendndodhjen e përsosur për të diskutuar për korridoret ekologjike dhe për të shijuar bukurinë e natyrës.
Së bashku me stafin e ADZM Elbasan dhe Bashkisë së Gramshit rritëm ndërgjegjësimin tek të rinjtë e shkollës së mesme “Shefqet Guzi”, mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike dhe rolin e tyre në mbrojtjen e bimësisë dhe faunës së zones. Për më tepër ata u përfshinë në bisedime mbi mënyrat se si komuniteti mund të ndikojë në ruajtjen e kësaj pasurie natyrore të çmuar.
Falenderojmë shkollën e mesme “Shefqet Guzi”, ADZM Elbasan dhe Bashkinë Gramsh për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit. 🌿🌍
Prespa Ohrid Nature Trust – PONT Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan Bashkia Gramsh #KorridoretEkologjike #ISCA