Shkodër/ 52- vjeçari shkrumbohet nga zjarri në banesën e tij.Drejtori i Zjarrfikëses: Ndërhyrja e vështirë! Flakët ndoshta nga një cigare
Një ngjarje e rëndë është shënuar herët mëngjesin e sotëm në lagjen Zogaj të Shkodrës, ku ka ndërruar jetë një 52-vjeçar.
Bëhet me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
“Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.