a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreCekja tregon se si po e kalon karantinimin: Sherr dhe ashure përditë

Cekja tregon se si po e kalon karantinimin: Sherr dhe ashure përditë

Cekja tregon se si po e kalon karantinimin: Sherr dhe ashure përditë

Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ishte i ftuar ditën e djeshme në nje emisionin, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim.

Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi.

Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me cunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij.Dua mish me fasule , dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure. Edhe zihemi!Po ndenje në shtëpi do bësh debate, do zihesh.Më thoshte ime shoqe ‘nuk u mblodhe njëherë në shtëpi’. ’Ja’ i thashë ‘u mblodha’…Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një minilulishte që kemi afër, tek pull vetëm. Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok në telefon, i flas nga jashtë…” Myftari shprehu se i mungon shoqëria dhe qyteti i Sarandës, në të cilin kalonte çdo fundjavë para se të vetizolohej në shtëpinë e tij.

Më mungojnë daljet, shoqëria. Dhe saranda, se kam shtëpi aty dhe në Pogradec. Të paktën një herë në javë jam aty. Plus koncertet të cilat shumë u anulluan. Dasmat, pa lëre koncertet”, përfundoi me humor ai.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment