Tradita vazhdon… / Myftinia jonë i shpreh falenderimet e saj kryetarit të bashkisë së Gramshit z.Besion Ajazi, për shtrimin e iftarit për besimtarët myslimanë agjërues të qytetit.
Tradita vazhdon…
Myftinia jonë i shpreh falenderimet e saj kryetarit të bashkisë së Gramshit z.Besion Ajazi, për shtrimin e iftarit për besimtarët myslimanë agjërues të qytetit.
Në këtë iftar mori pjesë myftiu i Gramshit, z.Anis Qafa, nënprefekti z.Albert Ceci, kryetari i këshillit bashkiak e njëkohësisht kryetari i PS-së z.Enis Zani, anëtari i këshillit bashkiak po ashtu e miku i myftinisë z.Fatbardh Çekrezi, sekretari i përgjithshëm i bashkisë z.Adnand Shuli, drejtoresha e NJKVSH-së znj.Besmira Qose, drejtoresha e shërbimit pyjor z.Ada Guzi si edhe agjërues e dashamirës të fesë islame.
Zoti jua pranoftë të gjithë veprat e mira qe kryeni në këtë muaj të begatë të Ramazanit.