Tërmet 7.5 ballë ‘shkund’ Tajvanin/ 9 të vdekur dhe 700 të plagosur, rrezik për cunam. Pamjet e frikshme
Një tërmet i fortë ka goditur Tajvanin, ku deri më tani raportohet për dëme të mëdha materiale, por fatkeqësisht edhe në njerëz. Orë pas ore, mediet e huaja po përditësojnë të dhënat, teksa situata është kaotike.
Forcat e kërkim shpëtimit kanë nisur nga puna, ku aktualisht raportohet se ka rreth 700 të plagosur dhe 7 të vdekur. Deri më tani dihet:
– Epiqendra e lëkundjeve ishte me magnitudë 7.4 ballë në një rajon me pak popullsi në lindje të ishullit.
– Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa 700 është numri i të plagosurve.
– Më shumë se 91 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
– Rreth 26 ndërtesa janë shembur.
– Ka pasur pasgoditje me magnitudë 7 ballë dhe të tjera priten në ditët në vijim.
– Kina dhe Japonia i kanë ofruar ndihmë humanitare Tajvanit.
Ky është tërmeti më i fortë që goditur Tajvanin gjatë 25 viteve të fundit.