Gramsh / Uji i pijshëm, kontrolli dhe monitorimi i tij bëhet 2 herë në ditë, direkt në vendburimi.
Gramshi mbetet qyteti i veçantë në qarkun e Elbasanit për cilësinë e mirë të ujit të pijshëm. Kontrolli dhe monitorimi i tij bëhet 2 herë në ditë paradite – mbasdite direkt në vendburimin e tij në shkëmbin e fshtit Kërpicë nga ku buron dhe monitorohet në 8 pika të tjera kontrolli duke marrë mostrat e tij dhe duke i bërë analizat ne labratorin e kontrollit te ujit. Shefi i Epidemiologjisë e Shëndetit Hyqmet Ibrushi thotë se Gramshi ka privilegjin të ketë ujë të pastër dhe brenda parametrave të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për ruajtjen e shendetit të njerëzve.
Edhe banoret e qytetit thonë se jemi te sigurtë me ujin e pijshëm që konsumojnë.