VIP “Vuan nga autizmi”, Meritoni trondit me rrëfimin për djalin, i bën thirrje ish-bashkëshortes: Me lejo të jem afër tij! Përlotet Ledjoni dhe banorët
Meritoni ka tronditur me rrëfimin e tij për djalin, gjatë mbrëmjes së sontme, ku tregoi për herë të parë se vuan nga autizmi.
Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë. Mes lotësh, Meritoni tha se kauza e tij brenda Big Brotherit është pikërisht autizmi dhe nëse do të fitonte çmimin e madh, gjysma do të shkonte për djalin e tij, gjysma për fëmijët e tjerë me autizëm.
Ai tha se ka muaj që nuk e takon sepse ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lërë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre. Kjo histori përloti moderatorin Ledion Liço dhe banorët e tjerë.
“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prekë as nga afër. Leari i ka pasë prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur ka lindur. Për herë të partë ia kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pasë dy vjet. E kam të vështirë me folë se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktak s’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”– ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.