Qindra besimtare bektashiane në Elbasan festuan diten e Sulltan Nevruzit ne teqene e Madhe. Sipas Haxhi Baba Ardit Selmanit, festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit te ri, sipas sektit bektashian dhe perkon me ditlindjen e Imam Alit ne Qabe.
Qindra besimtarë bektashianë në Elbasan festuan ditën e Sulltan Nevruzit në teqenë e Madhe. Sipas Haxhi Baba Ardit Selmanit, festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.
Sinkron Haxhi Baba Ardit Selmani
“Sulltan Nevruzi është ditëlindja e Imam Aliut, dhe besimtarët bektashinj mblidhen nëpër teqe festojen festen e të madhit Ali. Imam Aliu është trashgimtar i Profetit Muhamed është familja profetike që është udhezim për të gjithë myslimanët mbarë njërzimit. 00:40 Unë me këtë rast uroj të gjithë besimtarët bektashinj dhe jo vetëm, të gjithë Shqiptarët që kjo festë edhe kjo ditë e shënuar t’iu gjejë me mirësi. ”
Me këtë rast bektashinjtë të bashkuar i urojnë festën njëri-tjetrin.
Sinkron (Zotëria me xhup të zi )
00:03
” I urojmë të gjithë besimtarëve gëzuar Sulltan Nevruinmbarësi në familjet e tyre. Ne jemi bëktashinj dhe e festojmë si feste vijmë sa herë që ka festa të tilla ne teqe, vijmë edhe jasht festes po ne shumicen e rateve vijmë për festa të tilla. ”
Sinkron (I moshuari me qeleshe te bardh)
00:12
“Përkon me ditën e luleve, e pranverës e mirësisë e begatisëe qetësisë, e urtësisë. Gëzuar për të gjithë Shqiptarët në qytetin e Elbasanit dhe ata që janë jasht, i urojmë gëzuar dhe një verë të mbarë.
Sinkronet Gjysi me syze
“Gëzuar Sulltan Nevruzin, ditëlinejen e Imam Aliut gëzuar për të gjithë Shqiptarët.
Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” dhe “Sulltan”, është titull i lartë. Kjo ditë e ka origjinën shumë shekuj më parë. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XV.