LLATJA/ KEMI SHTUAR INVESTIMET NË KOPSHTE DHE CERDHE, POR EDHE NË STRUKTURAT TONA ARSIMORE
LLATJA/ KEMI SHTUAR INVESTIMET NË KOPSHTE DHE CERDHE, POR EDHE NË STRUKTURAT TONA ARSIMORE
Bashkia e Elbasanit, i ka dhënë prioritet kushteve jo vetëm higjenike por edhe komoditetit të kopshteve dhe çerdheve të qytetit, si edhe kujdesit ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe.
Një model i tillë është edhe në kopështin Nr 15 në qytet, ku një vëmëndje i është kushtuar edhe shtimit të strukturave të kujdesit special për fëmijët me aftësi ndryshe.
Gjatë një vizite në këtë kopësht me fëmijët dhe stafin e edukatorëve, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja e vuri theksin edhe tek investimet që janë kryer në kopshtet, shkollat dhe çerdhet e qytetit që sipas tij “ me këto investime kemi mbyllur problematikat e kahershme , duke filluar që tek hidroizolimet, sistemimi i ujit, gjithashtu edhe i shtrimeve me parket, sidomos i klasave apo grupeve të vogla. Gjithashtu edhe një sërë investimesh të tjera pjesore në strukturat tona arsimore”.
Ai shtoi se “ po bëhemi gati të vazhdojmë edhe me krijimin e pasaportave, kjo na ndihmon shumë në fakt që ne të aplikojmë për projektet e BE, apo projekte të ndryshme të qeverisë për fondet e huaja.
Në kopështin nr 15-të ku jemi sot, ka qenë një nga kopshtet ku ne kemi shtuar strukturat tona të kujdesit social, për fëmijët me aftësi ndryshe, këtu kemi një mësues ndihmës i cili i shërben këtyre fëmijëve”.
Bashkia Elbasan tashmë ka afruar akses për fëmijët me aftësi të kufizuara në kopshte duke ofruar mësues ndihmës, me qëllim që edhe ndaj këtyre fëmijëve të rritet vëmëndja duke i krijuar një sërë lehtësirash.