Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot xhaminë e Grepsës, ashtu si gjithmonë. Akoma pa hyrë në xhami takova një xhematli të moshuar i cili më shprehu lumturinë e tij duke më thënë se për teravi vijnë aq shumë të rinj “sa nuk na zë më xhamia”.
Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot xhaminë e Grepsës, ashtu si gjithmonë.
Akoma pa hyrë në xhami takova një xhematli të moshuar i cili më shprehu lumturinë e tij duke më thënë se për teravi vijnë aq shumë të rinj “sa nuk na zë më xhamia”.
Teksa po hyja brenda në xhami gjeta aty imam Abdurrahmanin (Bledar Aga) teksa po jepte vaaz (mësim i shkurtër këshillues që mbahet para xhumasë) ashtu siç bëjnë imamët më të suksesshëm të myftinisë dhe të vendit.
Ndërsa po bëhesha gati për hutbe, ndava disa çaste vëllazërore me xhaj Xhavitin. Xhaj Xhaviti është kujdestari i xhamisë, thërret ezanin, kujdeset për xhaminë si për shtëpinë e tij, madje ka dhuruar edhe tokën ku është ndërtuar kjo xhami.
Pas hutbes, të dy së bashku më njoftuan se tashmë, pas udhëzimeve të myftinisë, teravinë këtë vit po e falnin me 20 rekate dhe se për këtë nuk kishin hasur as edhe një problem, përkundrazi gjithçka po shkonte më së miri.
Ata të dy janë njerëz aq të mirë dhe modestë, sa do të më mërziten nëse e shohin që unë i kam shkruar këto fjalë për ta (shyqyr që nuk kanë llogari më Facebook 😊), por me të vërtetë janë dy vëllezër, njerëz shembullorë për të cilët nuk kam veçse fjalët më të mira të mundshme dhe vëlladashurinë time më të sinqertë.
Allahu ua pranoftë 🤲🏻