a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetBabë dhe bir viktima nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS shtrohet tek Trauma

Babë dhe bir viktima nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS shtrohet tek Trauma

Babë dhe bir viktima nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS shtrohet tek Trauma

Thellohet bilanci nga shpërthimi në Lushnje, ku Landi Verçani dhe djali i tij 20-vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht, duke thelluar dhimbjen në familjen Verçani. Po ashtu 7 persona persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Landi Verçani ishte në drejtimin e vinçit, por edhe djali i tij ka qenë brenda mjetit kur vinçi i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.

Po ashtu 7 persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela, i cili pasi u operua në spitalin e Fierit, u dërgua tek Trauma në Tiranë. Shpërthimi ndodhi tek rrethrrotullimi i plasmasit në Lushnjë gjatë punës në fabrikë një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Lushnja tha se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë. Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, ministri Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital. Sipas të dhënave paraprake vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt dhe për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës. Bujar Çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë me dije se një prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë është në intubim për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar. ”Janë 3 persona që po transportohen drejt spitalit të Traumës dhe repartit kirurgjisë plastike të QSUT-së të në gjendje të rëndë ndërsa 3 të tjerë janë trajtuar në spitalin e Lushnjës. Pacientët që janë më rëndë kanë pësuar djegie më të mëdha. Pacienti në gjendje më të rëndë ka përqindje më të lartë të djegieve edhe në fytyrë, gjë që i vështirëson rrugët e frymëmarrjes. Ai u intubua menjëherë”.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

”Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”,-informon Policia.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment