VIDEO/ La pas 1 viktimë dhe plagosi 8 të tjerë, ja momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë
Janë publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnjë në ambientet e një kapanonin në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela.
Në videon e publikuar shfaqet momenti kur godina shpërthen në flakë pas kontaktit të vinçit me rrymën e tensionit të lartë.
Nga shpërthimi mbeti viktimë drejtuesi i vinçit që operonte brenda godinës, ndërsa të plagosur mbetën 8 persona të tjerë mes tyre i biri i viktimës dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, të cilët u transportuan drejt spitalit të Traumës.