a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiPunimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit

Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit

Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit

Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit vijojnë me ritme të kënaqshme. Ky projekt ndikon në të gjithë rrjetin në Njësinë nr 3 tek Dogana e qytetit ku prioriteti kryesor është 24 orë ujë në ditë. I shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Luan Tabaku, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja gjatë një inspektimi në këtë investim shprehu bindjen se ishte e domosdoshme ndërhyrja nëntokësore në këtë zonë. ” Ka qenë një kërkesë e banorëve e bllokut të pallatit 120, i cili përfshin një bllok të madh prej katër sheshesh. Edhe pse ndodhet përballë doganës, kjo lagje është konsideruar si periferike e vjetër,ndërkohë që në qytet kemi bërë investime të vazhdueshme”tha ai. Llatja renditi një sërë investimesh të dukshme tashmë sic janë zona e ” NSHU”,në lagjen ” Skënderbej”, në Krastë, në zonën e Teqes në Rajonin Nr 6 po punohet në kanalizimin e ujrave të zeza, ndërkohë edhe tek shkolla ” Hamit Mullisi”, po vijon investimi i kanalizimeve të ujrave të zeza, një sërë investimesh në ujësjellës, me qëllimin final që në 2025 të gjitha lagjet të kenë ujë 24 orë, ndaj ishte e domosdoshme ndërhyrja në këtë bllok pallatesh të Rajonit Nr 3. ” Në bashkëpunim me Ujësjellësin jemi në fazën e parë të ndërhyrjes atë të ujit të pijshëm, dhe shumë shpejt, brenda muajit Prill do të fillojmë me asfaltimin e të gjitha shesheve të pallateve, për të kaluar më tej tek faza e shumëkërkuar e banorëve, sistemi kapot i veshjeve të pallateve”. Bashkia Elbasan e ka nisur tashmë dhe vijon projektin e sistemit kapot në bashkëpunim edhe me FSHZH një vit më parë ku ka filluar sistemimi i gjysmës së bllokut dhe tashmë ka mbetur edhe gjysma tjetër, një prioritet e bashkisë por edhe qeverisë. Sipas deputetit Spaho nga ky investim do të përfitojnë ujë të pijshëm 300 banorë të këtij blloku pallatesh. ” Me mbështetjen e qeverisë shqiptare ne do të mbajmë edhe premtimin e dhënë në fushatë për të bërë të mundur edhe riasfaltimin e këtij sheshi,si edhe vendosjen e disa stolave për të pushuar mosha e tretë, për ta kthyer në një minipark”.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment