Grabitet me armë minimarketi në Drenovë, autorët marrin rreth 20 mijë lekë dhe cigare…
Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se të paktën dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigare.
Mësohet se marketi është në pronësi të Demirali Bylykbashi.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.